Policia e Kosovës ka njoftuar se në mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00, ka mbyllur një zyrë tatimore që dyshohet se ka vepruar si degë e Ministrisë së Financave të Serbisë, e vendosur në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.
Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani, i cili ka thënë se nuk ka persona të arrestuar dhe se ata që ndodheshin në zyrë janë larguar nga vendi.
“Rreth orës 9 kemi hy në këtë ndërtesë e cila sipas informacioneve tona ka funksionu si zyre tatimore (si degë e Ministrisë së Financave të Serbisë). Në këtë vend kemi has në prova që e vërtetojnë dyshimin tonë dhe pas konsultimit me Prokuror, njerëzit që janë has aty janë largu nga ai vend dhe ajo ndërtesë është mbyll deri në verifikim të plotë të fakteve. Nuk ka persona të arrestuar”, ka deklaruar Elshani./Arbresh.info

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...