Policia ka zhvilluar një aksion në të cilin është arrestuar një 28-vjeçar në Prishtinë, pasi i njëjti ishte i dënuar me 2 vjet e 2 muaj burgim për substanca narkotike.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësit i policisë, Enis Pllana i cili bëri të ditur se i dyshuari ishte në kërkim edhe për dhunë në familje,
“Arrestohet një person i dënuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve. Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj, sonte nga veprimet e marra nga njësitë e stacionit policor Veriu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të kërkuar”, tha Pllana.
“T.B, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 2 vite e 2 muaj burgim për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”, si dhe në kërkim si i dyshuar për “Dhunë në familje”. Po ashtu, gjatë operacionit të dyshuarit i është gjetur edhe një sasi e dyshuar e substancave narkotike. I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit”, tha Pllana.
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...
Fillon seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi “Gje...
Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal...
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...