Aksion i Policisë kundër kontrabandës në Pejë

14:23 | 17 Mars 2023
Emir Abduramani

Policia e Kosovës ka realizuar sot një operacion sot në komunën e Pejës.

Operacioni ndërlidhet me luftën kundër kontrabandës së mallrave.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për arbresh.info se operacioni është kryer në bashkëpunim me prokurorinë, doganën dhe ATK-në.

“Policia e Kosovës me njësitet relevante, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë, doganën dhe ATK-në, ka realizuar një operacion policor në disa lokacione të komunës së Pejës. Operacioni ndërlidhet me luftën ndaj kontrabandës së mallrave”, ka thënë Kelani.

Ai ka bërë të ditur se detajet e tjera do të bëhen të ditura pas përfundimit të operacionit.

Ndërkohë, siç raportohet cak i këtij operacioni janë disa mobi-shope në këtë komunë./arbresh.info