Aksion i madh policor në Prishtinë, raportohet për arrestimin e një të dyshuari për vrasje

13:30 | 23 Mars 2026
E.H

Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në Prishtinë.

Siç raportohet në media, gjatë këtij aksioni është arrestuar një person me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale “Vrasja”.

Në aksion kanë marrë pjesë njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale