Aksion i madh i Prokurorisë së Pejës, 9 prokurorë dhe policia zbarkojnë në 4 komuna

10:56 | 5 Shtator 2025
E.K

Një aksion i gjerë është duke u zhvilluar aktualisht nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, i cili ka bërë të ditur se në këtë aksion janë të angazhuar nëntë prokurorë, të udhëhequr nga kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës.

Ai nuk ka dhënë detaje lidhur me natyrën e veprave për të cilat po zhvillohet ky aksion.

“Sot, Prokuroria Themelore në Pejë po zhvillon një aksion, ku janë të angazhuar nëntë prokurorë të shtetit dhe kryeprokurorja, së bashku me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera. Aksioni po zhvillohet në disa lokacione dhe komuna që janë nën juridiksionin e Prokurorisë Themelore të Pejës.”, tha Nikiçi./Arbresh.info