Policia e Kosova ka zhvilluar një aksion të gjerë, që përfshinë tre rajone të Kosovës.
Në aksionin e djeshëm 17 persona kanë përfunduar në pranga si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të marrjes me prostitucion, njofton policia.
Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Prishtinë, pas një hetimi paraprak ka arrestuar 14 të dyshuar.
Dy burra dhe një grua kanë përfunduar në polici si të dyshuar për përfshirje në Veprat Penale: “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion’’ dhe ,”Ofrim i lokaleve për Prostitucion’’, kurse 11 të dyshuar të tjerë, për ”Marrje me Prostitucion”.
Kurse në Ferizaj janë arrestuar një burrë si për veprën penale të mundësimit në prostitucion. Dhe njësia e Hetimit të Trafikimi me Qenie Njerëzore ka kapur dy burra për të njëjtën vepër.
Të 17 të arrestuarit pas intervistimit janë liruar për në procedurë të rregullt.
Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, merr 7 vota nga KLP
Çfarë duhet të bëjë Kosova më tepër për t’iu hequr masat e B...
Kurti: Stadium pas stadiumi, komunë pas komune, derisa ta bë...
Ndeshje të trukura, tenisti francez pezullohet për 20 vjet
I vazhdohet paraburgimi Thaçit
Hajdutët e Luvrit shpëtuan për vetëm 30 sekonda, zbulon heti...