Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë paradites së sotme në Vushtrri, ku si pasojë ka humbur jetën shoferi i linjës së transportit të nxënësve nga fshati Duboc, dhe disa nxënës kanë pësuar lëndime.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Ai ka shprehur pikëllim të thellë për ngjarjen dhe ka njoftuar se shoferi i linjës, Hajzer Sadiku, ka humbur jetën tragjikisht, ndërsa nxënësit e lënduar janë duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri.
Reagimi i plotë:
Me pikëllim të thellë mora lajmin për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në komunën tonë gjatë paradites së sotme.
Në një aksident që ka ndodhur gjatë transportit të nxënësve nga fshati Duboc, komuna jonë ka humbur një burrë të ndershëm e një qytetar të përgjegjshëm, shoferin e kësaj linje, Hajzer Sadiku, ndërsa janë lënduar edhe disa nxënës, të cilët tashmë janë duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri.
Në emër të Komunës tonë, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Sadiku, ndërsa nxënësve të lënduar ju uroj shërim sa më të shpejtë./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve