Një autobus nga Kosova është aksidentuar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Duseldorfit në Gjermani, ndërkaq përveç shoferit që është lënduar lehtë, nuk raportohet për të tjerë të lënduar.
Kështu njofton mediumi gjerman “RP Online”, ndërsa aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 18:00.
Autobusi i përket kompanisë “Barileva Turist”, ndërkaq është përplasur me një tramvaj.
“Tramvaji doli nga shinat dhe shoferi i autobusit është plagosur lehtë”, ka konfirmuar Policia, ndërsa nuk është raportuar për të tjerë të lënduar.
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...