Një autobus dhe një veturë janë përfshirë në një aksident trafiku pasditen e së mërkurës në rrugën nacionale Prishtinë Gjilan.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për arbresh.info se lëndime kanë pësuar dy persona.
Sipas saj të lënduarit janë shoferi i citrorenit dhe një pasagjer i autobusit.
“Sot rreth orës 16:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet i llojit Citroen(Pick up), dhe një autobus. Si pasoje e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shoferi i automjetit(Citroen) dhe një pasagjer nga i nj%jti automjet”, ka thënë ajo.
Ahmeti ka shtuar gjithashtu se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut./Arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit