
Foto nga arkiva
Një aksident ka ndodhur në rrugën Prizren–Dragash ku ka edhe të lënduar.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, Shaqir Bytyqi, zëdhënësi për media i Policisë në rajonin e Prizrenit, ka pohuar se në aksident i përfshirë është një kamion dhe tri vetura.
“Si pasojë e aksidentit, raportohet për persona të lënduar, si dhe për dëme materiale. Në vendngjarje kanë dalë njësitet e Emergjencës dhe të Policisë, të cilat janë duke menaxhuar me rastin dhe po kujdesen për normalizimin e qarkullimit rrugor”, ka thënë Bytyqi.
Hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë në vazhdim./Arbresh.info/
Moti sot me diell në Kosovë
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane