Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin tragjik në Ranillug, ku si pasojë mbetën të vdekura dy vajza.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve, dhe se është arrestuar një burrë.
Ndërsa lëndime ka pësuar edhe një vajzë tjetër e cila është duke trajtuar në spitalin e Gjilanit.
“Fsh. Hodanc, Ranillug 14.03.2025 – 10:00. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve. Si pasojë lëndime vdekjeprurës kanë pësuar dy viktima femra kosovare (njëra drejtues e automjetit dhe tjetra pasagjere), ndërsa lëndime trupore ka pësuar një femër kosovare pasagjere, e cila është duke trajtuar në spitalin e Gjilanit. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar vozitësi mashkull kosovar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare