Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orë 18:45 në fshatin Baballoq të Deçanit, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë janë lënduar.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth këtij aksidenti, ku sipas njoftimit për media dyshohet se automjeti që ishte duke qarkulluar në rrugën Deçan-Gjakovë me tё arritur nё fshatin Baballoq-Deçan, ka kaluar nga shiriti tij qarkullues nё shiritin e kundërt dhe godet veturën e cila ishte duke qarkulluar nga drejtimi Gjakovё-Deçan, përcjell Arbresh.info.
“Si pasojё e kёtij aksidenti tre persona kanё pёsuar lëndime trupore tё njëjtit janё dёrguar mё autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, njёra nga tё lënduarit sipas ekipit mjekёsor ka arritur nё spital pa shenja jete, tё lënduarit janё trajtuar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, ndёrsa njёri nga ta pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtinё”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të Prokurorit, personi i dyshuar ndalohet pёr 48-orё, ndёrsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion kurse rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR-DRP Pejё./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident në Baballoq të Deçanit
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...