Një aksident trafiku ka ndodhur tek liqeni i Badovcit në orët e hershme të mëngjesit ku kanë qenë të përfshira tri automjete.
Lajmin e ka konfirmuar për abresh.info zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se si pasojë e këtij aksidenti një person ka mbetur i lënduar dhe i njëjti tashmë është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 09:00 në rrugën Gjilan – Prishtinë në afërsi të liqenit të Badovcit, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...