13 pacientë kanë marrë trajtime në QKUK, pas aksidentit që ndodhi sot në Vragoli, ku mbetën 30 të lënduar.
Lajmin e bëri të ditur për Arbresh.info, mjeku kujdestar Naser Syla, i cili ka potencuar se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë stabile dhe të gjithë janë lëshuar për në shtëpi.
“Diku para një ore janë sjellë 13 persona prej aksidentit ku 7 prej tyre janë nxënës. Të gjithë e kanë marrë trajtimin dhe gjithë janë lëshuar në shtëpi pasi s’kanë pasur lëndime të rënda”, tha Syla.
Gjatë ditës së sotme se në fshatin Vragoli, rreth orës 15:50 ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni, autobusi, ku 30 persona mbeten të lënduar.
Autobusi i përfshirë në këtë aksident kishte transportuar maturantët nga Presheva pas një ekskursioni në Shqipëri./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër