Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Lipjan-Prishtinë, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur edhe se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, dhe se, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
‘‘Sot rreth orës 18:00 në rrugën Lipjan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren heuesit nga njësiti i trafikut.’’, tha Ahmeti./Arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...