Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin me fatalitet në magjistralen magjistralen Suharekë-Rahovec.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës ka sqaruar se viktima është 71 vjeçar nga fshati Samadraxhë i Suharekës.
“Lidhur me viktimën e aksidentit, fillimisht është marrë informata se viktima është e moshës 58-vjeçare, ngase nuk kishte dokumente me vete. Pas verifikimit, rezulton se viktima është I.B., 71 vjeç, nga fshati Samadraxh i Suharekës.”, ka thënë se Bytyqi.
Ndryshe, aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Suharekë-Rahovec, saktësisht në fshatin Dobërdelan.
Lajmi për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot, më datë 12 nëntor 2025, rreth orës 11:25, në fshatin Dobërdelan, në magjistralen që lidh Suharekën me Rahovecin, është raportuar për një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një kamion”, tha ai.
“Si pasojë e këtij aksidenti, shoferi i automjetit, mashkull 68-vjeçar, fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshortja e tij, e cila ishte pasagjere në automjet, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, tha policia në njoftimin fillestar lidhur me aksidentin.
Ai bëri me dije se menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë dalë njësitet policore përkatëse, ndërsa po punohet në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë çuar deri te ndodhja e aksidentit.
“Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së jetës së qytetarëve”, tha Bytyqi./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...