Foshnja rreth moshës 1 vjeç sot gjatë orëve të paradites ka ndërruar jetë pas plagëve të marrë nga aksidenti i së premtes, i cili ndodhi në fshatin Hodonoc të Kamenicës.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Sipas tij, lajmin për vdekjen e foshnjës e kanë marr në orët e para të së shtunës.
Ndërkaq, Hashani tregoi se trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan sot me datën 25.02.2023 ka pranuar informatë se në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë si pasoj e plagëve të marra nga aksidenti i ndodhur dje me datën 24.02.2023 në fshatin Hodonoc ka ndërruar jetë edhe një fëmijë i moshës rreth një vjeçare”, tha ai.
Hashani tha se dy edhe dy të lënduarit e tjerë nga ky aksident janë ende në trajtim mjekësor në QKUK.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se foshnja është 6 muajsh. /arbresh.info/
Lexo edhe:
Një 33 vjeçar, është viktima e aksidentit që ndodhi sot në Kamenicë
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...