Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ngushëlluar familjarët e viktimave nga aksidenti i ndodhur mbrëmë në Bullgari.
Kryeministri tha se është i trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik, teksa tha se u bashkohet lutjeve për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve, shkruan arbresh.info
Tutje Kurti tha se Kosova bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët, teksa shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet.
Postimi i plotë:
I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit.
Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet. /arbresh.info/
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...