Janë identifikuar viktimat që humbën jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur një natë më parë në Kroaci, ku në një nga makinat ka qenë një familje shqiptare nga Kosova.
Mediat shkruajnë se viktimat e këtij aksidenti të rënë janë nënë e bijë nga Kosova dhe një 33 vjeçar që ishte në makinën Volkswagen T-Roc nga zona e Zarës, ndërkohë në gjendje të rëndë ndodhet babai bashkë me të birin.
Ndër të tjera mësohet se familja nga Kosova udhëtonte në një makinë gjermane, tip BMW e cila nga përplasja është kthyer përmbys dhe është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për ta kthyer dhe nxjerr shqiptarët që ndodheshin brenda.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë detaj në lidhje shkaqet e këtij aksidenti, autoritetet kroate kanë nisur hetimet dhe gjatë ditës do të japin më shumë informacione./abcnews.al
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen