Aksidenti me tre të vdekur e katër të lënduar në Çubrel, Policia: Janë duke u kryer hetimet

09:47 | 27 Janar 2025
E.H

Policia e Kosovës raporton se janë duke u kryer hetimet për shkaqet që dërguan në aksidentin me fatalitet të së dielën në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë, saktësisht në fshatin Çubrel.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, një civile dhe tjetra e policisë, ndërsa kanë humbur jetën tre persona nga Peja kurse janë lënduar katër zyrtarë policor, shkruan Arbresh.info

Sipas policisë, trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Rajonale Mitrovicë – Pejë Fsh. Çubrel / 26.01.2025 – 18:40. Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy automjeteve (njëra veturë civile dhe tjetri automjet i PK-së), ku si pasojë e aksidentit tre persona (civil) një mashkull dhe dy femra kanë ndërruar jetë, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër zyrtar policor meshkuj kosovarë dhe një person (civil) mashkull kosovar, të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, institucionet kompetente IPK-ja dhe prokurori i shtetit. Trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, përderisa lidhur me aksidentin janë duke u kryer hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Shkon në tre numri i të vdekurve në aksidentin Mitrovicë-Pejë