Një këmbësore ka vdekur si goditjes nga vetura në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Sipas policisë, lëndime ka pësuar edhe vozitësja e veturës e cila është dërguar në QKUK për trajtim, shkruan Arbresh.info.
Në raportin 24 orësh të policisë, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Ndërkaq ndaj të dyshuarës është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“AKSIDENT KOMUNIKACIONI RRUGOR ME FATALITET Rruga Prishtinë-Fushë Kosovë,24.08.2024-20:39. Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe me lëndime trupore, ku janë përfshirë një veturë me targa vendore me drejtues femër kosovare dhe një këmbësore femër kosovare. Si pasojë e lëndime të marra nga aksidenti, këmbësorja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e automjetit e cila është dërguar në QKUK-së për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarës- drejtueses së automjetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Aksident i rëndë tek Terminali Doganor, vdes një person dhe një i lënduar
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?