Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të hënën në mbrëmje në rrugën Prishtinë – Pejë, më saktësisht në Llapushnik.
Në aksident kanë mbetur të vdekur të vdekur një çift bashkëshortor, ndërsa i lënduar ka mbetur djali i tyre, 19 vjeçar.
Çifti bashkëshortor që kanë humbur jetën janë nga Drenasi, ku për këtë një telegram ngushëllimi e ka bërë edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, shkruan Arbresh.info.
Në telegram thuhet se kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për tragjedinë e ndodhur mbrëmë në Llapushnik, ku humbën jetën bashkëshortët Shemsi dhe Ajshe Gashi, ndërsa është lënduar djali i tyre, Fatlumi.
“Kryetari Lladrovci i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, duke u dëshiruar forcë dhe durim në përballimin e kësaj dhimbjeje të madhe. Po ashtu, të lënduarit Fatlum Gashit i ka uruar shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë. Ngushëllime të sinqerta”, thuhet në telegram./Arbresh.info/
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...