Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Shtime-Duhël, konkretisht në vendin e njohur si Qafa e Duhlës.
Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët me Emergjencën e Qendrës Mjekësore të Shtimes, janë dërguar në QKUK.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se në aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 në aksin rrugor Shtime-Dulë. Në aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore, ku janë lënduar tre persona të cilët janë transferuar për trajtim mjeksor në QKUK”, u shpreh ai.
Tutje, Gashi bëri të ditur se njësia e trafikut është duke u marrë me rastin./arbresh.info/
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...