Një person ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet në lëvizje në fshatin Randobravë të Prizrenit.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Toger Shaqir Bytyqi i cili shtoi se viktima është një burrë 42 vjeçar.
“Ne ora 19:24 nga ekipi i urgjencës se qytetit te Prizrenit është marre informata për një person te vdekur si rezultat i goditjen nga një automjet ne lëvizje. Rasti ka ndodhe ne fsh. Randobrave KK Prizren. Ekipet policore kane dalë në vendin e ngjarjes. Viktima- këmbësori është mashkull 42 vjeçar”, ka thënë ai.
Bytyqi, konfirmoi se i dyshuari me urdhër të prokurorit është ndalur për 48 orë ne ndalim policor.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...