Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti në trafik në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, saktësisht në fshatin Komoran.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Krasniqi tha se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa shtoi se Policia është duke u marr me rastin.
“Rreth orës 18:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, fshati Komoran. Njësia policore njofton nga vendi i ngjarjes se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është duke u marrë me aksidentin”, tha Krasniqi./Arbresh.info
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj