Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur së fundi në Gjilan, ku si pasojë ka humbur jetën një person.
Lajmi në fjalë është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani tha se viktima në fjalë është i lindur në vitin 1989, transmeton lajmi.net.
“Mund të konfirmoj se një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën Gjilani – Preshevë, saktësisht te ura e fshatit Pasjan. Viktima është i lindur në vitin 1989”, tha ai.
Duhet përkujtuar që pak më parë një 68 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur në fshatin Gjonaj të komunës së Prizrenit.
Numër i madh i aksidenteve janë shkaktuar gjatë kohës së fundit në vend, e poashtu pati edhe shumë viktima si pasojë e këtyre aksidenteve.
Nga Policia e Kosovës vazhdimisht kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës