Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti tjetër të ndodhur sot në një fshat të komunës së Drenasit.
Aksidenti sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur në fshatin Abri e Epërme në vendin e njohur si Garrapole, përcjell klankosova.tv
”Rreth orës 15:00 është raportuar për aksidentin e ndodhur në fshatin Abri e Epërme në vendin e quajtur Garrapole. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë pesë automjete dhe për pasojë dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.
Barcelona rikthehet në krye të tabelës pas fitores me Levant...
Kosova publikon listën e gjerë për ndeshjen me Sllovakinë
Elijona tregon se pse nuk e puthi Klodin në dasmë
E dhimbshme: Mërgimtari humb jetën në aksident
Të rinjtë kërkojnë më shumë edukim mediatik në shkollë
Mac Allister hero, Liverpooli merr fitore në frymën e fundit...