Një kosovar ka humbur jetën të shtunën, pasi u përplas me motoçikletën e tij në një veturë.
Ngjarja ndodhi në qytetin Stans të Zvicrës, qytet ky afër Lucernit.
Gazetametro.net merr vesh se 33 vjeçari që humbi jetën në këtë aksident është shqiptar nga Kosova, gjegjësisht nga qyteti i Gjilanit.
Policia e kantonit të Nidwalden’it bëri të ditur se motoçiklisti po kalonte pranë një pompe të benzinës, kur në të njejtën kohë, në rrugë u kyç një veturë, në të cilën u përplas shqiptari me motoçikletë, duke mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes.

PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG