Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident trafiku në Vushtrri.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, deri te aksidenti ka ardhur pasi një vetura ka goditur një këmbësor në rrugën lokale në fshatin Patinë të Vushtrrisë sot rreth orës 14:00.
“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur sot rreth orës 14:00, në rrugën lokale në fshatin Pantinë, të Vushtrrisë, nga hetimet fillestare bëhet e ditur se një veturë civile me targa vendore ka goditur një këmbësor . Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha Zahiti.
Sipas tij, njësia rajonale e trafikut ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...