Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 20:00 në fshatin Trudë të Prishtinës ku si pasoj e aksidentit janë lënduar tre persona.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Në aksident janë përfshirë tri automjete ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
“Rreth orës 20:00 është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Trudë. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri automjete dhe për pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti./arbresh.info/
Dënohet me një vjet burgim me kusht A.I që kërcënoi gazetarë...
Kritika për Araújon pas ndeshjes me Newcastle: mbrojtësi uru...
Barcelona merr një lajm të mirë nga Eric Garcia
Litri i naftës arriti deri në 2.07 euro në Shqipëri
Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka ...
FSHF prezanton fanellat e reja në prag të play-offit të Kupë...