Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Sojevë të Ferizajt.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli për Arbresh.info tha se një veturë me targa vendore e cila ishte në lëvizje, ka dal nga rruga.
“Ju njoftojmë se, sot rreth ores: 14:00 në rrugën magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë në lëvizje, me targa vendore ka dalur jashtë rugës. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në veturë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. “, tha Veseli.
Ai theksoi se të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj. “Njësia e Hetimeve të Aksidenteve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”, tha ndër të tjera ai./Arbresh.info/
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...