Nga aksidenti i cili ndodhi sonte në magjistralen Pejë – Prishtinë, konkretisht në Sllatinë, i lënduar lehtë ka mbetur vetëm njëri nga vozitësit e njërës veturë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
“Ndihmë mjekësore ka kërkuar vetëm drejtuesi i njërës veturë, dhe sipas mjekut në vendngjarje natyra e lëndimeve është e lehtë”, tha ai duke shtuar se ngjarja ka ndodur rreth orës 20:15.
Mes tjerash, Hoxha tregoi se njësitet policore kanë reaguar në vendin e aksidentit, dhe se po zhvillojnë hetime lidhur me shkakun e tij.
Ai apeloi që në këto kohë të ndryshimeve atmosferike të respektohen shenjat e kufizimit të shpejtësisë, dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet e rrugës.
“Kërkojmë nga drejtuesit e automjeteve që në këto kohë të ndryshimeve atmosferike ku kemi edhe reshje, e si rezultat distanca e dukshmërisë zvogëlohet, poashtu gjatë orëve të mbrëmjës dhe në orët e hershme të mëngjesit krijohen ngrica të rrezikshme si pasojë e temperaturave të ulëta të jenë shumë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat e kufizimit te shpejtësisë dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet e rrugës, ne mënyrë që të shmangin aksidentet që shpesh po rezultojnë me pasoja të renda”, tha ai./Arbresh.info/
Kurti: Serbia e ka kuptuar se jemi shtet
Erion Veliaj bën kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës: Më...
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinum...
Shpallet në kërkim i dyshuari për tentim vrasjen në Gjakovë
Trump s’ka plane ta vizitojë Parisin, thonë nga Shtëpia e Ba...
AUV-i njofton ndalimin e importit të shpezëve të gjalla dhe ...