Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Kështu ka bërë të ditur për portalin Arbresh.info zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit, në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
“Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 19:00. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...