Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e nja aksidenti të trafikut që ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës, saktësisht në rrugën Prishtinë-Pejë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi i ka thënë arbresh.info se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.
“Rreth orës 18:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në dalje të Fushë Kosovës. Njësia policore e trafikut ka dalë në vend-ngjarje. Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona”, ka thënë Krasniqi./arbresh.info/
Basha kritikon PDK-në: Nuk propozoi asnjë emër të vetëm për ...
Shpërndahen pajisje bujqësore për 28 fermere në Mitrovicë
Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit, DASH: Veprim dashakeq ndaj a...
Edhe çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë kanë shënuar rr...
Trump: SHBA-ja fiton shumë para kur çmimi i naftës rritet
Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë