Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili tha se të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë.
“Rreth orës 18:00, është raportuar për një aksident trafiku me lëndime i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor në hyrje të Vushtrrisë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë.”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së