Një aksident trafiku ka ndodhur dje pasdite në rrugën “Përroi i Njelmët” në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë, një tren dhe një automjet–kombi që ishte i parkuar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në QKUK.
“Rr. Përroi i Njelmët, Prishtinë 31.10.2025-16:10. Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture, një treni dhe një automjeti-kombi që ka qenë i parkuar. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës, i njëjti është dërguar në QKUK, Prishtinë, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbresh.info
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit