Një veturë është vetëkaksidentuar në magjistralen Prishtinë-Gjilan në fshatin Slivovë.
Në fotografitë nga vendi i ngjarjes shihet se si një veturë është rrotulluar, ndërsa brenda saj, për fat të mirë nuk ka ndonjë person.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë për Telegrafin se në këtë aksident nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 14:40 një veturë është vetëaksidentuar në magjistralen Prishtinë-Gjilan. Nuk ka vetura tjera të përfshira. Nuk ka as persona të lënduar”, ka thënë Krasniqi.
Kujtojmë që Policia e Kosovës çdo ditë bënë apel që të pjesëmarrësit në trafik të shtojnë kujdesin në mënyrë që t’i ulet numri i aksidenteve.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...