Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan, më saktësisht në fshatin Slivovë.
Në aksident janë përfshirë katër automjete, këtë e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci ka deklaruar se si pasojë e aksidentit janë lënduar gjashtë persona, të cilëve i është ofruar ndihma mjekësore.
Tutje ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti. /arbresh.info /
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës
Atletico shpërthen ndaj VAR-it: E pamundur të garosh me dy s...