Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjakovë, në afërsi të restorantit “Guri i Zi”.
Nga pamjet që Periskopit i janë dërguar nga një dëshmitar i rastit, shihet se dy automjete janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën, duke bërë që njëri automjet të përfundoj jashtë rrugës.
Ndërkaq, një veturë tjetër e tipit “Wolkswagen Golf” ka mbetur në mes të rrugës.
Në momentin kur është bërë videoja, Policia nuk kishte mbërritur ende në vendngjarje.
Nuk dihet ende nëse, përveç dëmeve të dukshme materiale, ka edhe lëndime në njerëz./periskopi/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje