Tre persona kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 11:50 në magjistralen Kaçanik–Ferizaj, afër pompës së derivateve “Ada Gas”.
Lajmin e ka konfirmuar Arbresh.info zëdhënësi i Policisë Rajonale në Ferizaj, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Sipas Veselit, shkaku i aksidentit ishte mosmbajtja e distancës së sigurisë.
“Sot rreth orës 11:50, në magjistralen Kaçanik–Ferizaj, afër pompës së derivateve “Ada Gas”, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave me targa vendore. Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosmbajtjes së distancës së sigurisë. Përveç dëmeve materiale, janë raportuar edhe lëndime të lehta trupore te njëri nga drejtuesit dhe dy pasagjerë. Pas marrjes së ndihmës mjekësore në emergjencën e Ferizajt, të lënduarit janë lëshuar për në shtëpi”, tha ai./Arbresh.info
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër