Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Gjilan-Prishtinë
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Në këtë aksident janë përfshirë tri mjete motorike, dy vetura dhe një kamionetë.
Ndërsa si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar një person, të cilit i është ofruar ndihma mjekësore.
“Rreth orës 09:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë respektivisht në fshatin Slivovë. Në aksident janë përfshirë një kamionetë dhe dy vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci./arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit