Aksident në lagjen Dardania, makina godet këmbësorin

23:24 | 29 Tetor 2015
M. A.

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në lagjen Dardania në Prishtinë, me ç’rast ka mbetur i lënduar një person.

Indeksonline raporton se një këmbësor është personi i lënduar. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, një veturë e tipit Audi ka goditur një person. I lënduari është dërguar në tretman në QKUK ndërkaq i dyshuari është ndaluar.

Shpërndaje në rrjete sociale