Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Drenovc të Klinës.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 15:32, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Drenovc në Klinë ku tri automjete kanë qenë të përfshira në këtë aksident – dy automjete dhe një kamionetë. Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur gjashtë persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.
Tutje Gashi bëri të ditur se njësiti i trafikut është ende në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e aksidentit. /arbresh.info/
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Moti: Vranët dhe me diell
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...