
Foto nga arkiva
Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Bresalc të Gjilanit.
Lajmin e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si rrjedhojë katër persona janë lënduar në këtë aksident.
“Me datën 13.08.2025 rreth orës 16:30, kemi pranuar informacion për një aksident trafiku në fshatin Bresalc të komunës së Gjilanit. Në këtë aksident të përfshira kanë qenë dy automjete, ku përpos dëmeve material lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Të njëjtit janë dërguar në qendrën Emergjente të Spitalit rajonal të Gjilanit ku janë duke pranuar tretman mjekësor. Rrethanat e këtij aksidenti po hetohen nga hetues të aksidenteve nga Njësiti rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...