Një i mitur është lënduar si pasoj e një aksidenti në rrugën “Bill Klinton” në Pejë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Rugova tha se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ku për pasoj motoçiklisti (i mitur) ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spital.
“Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugen ” Bill Klinton” në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasojë e aksidentit motoçiklisti ( i mitur) ka pësuar lendime trupore i njejti është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor, ndësa me rastin janë duke u marrë Njësia e trafikut Rajonal DRP Pejë”, tha Rugova./Arbresh.info
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK