Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.
Osmani tha se të lënduarit janë duke pranuar tretman mjekësor.
“Me datën 10.06.2025 rreth orës 15:20 në rrugën “Idriz Seferi” në qytetin e Gjilanit ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kanë qenë të përfshirë një automjet me targa vendore dhe nje motoçikletë. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjerja e motoçikletës. Të njëjtit janë duke pranuar tretman mjekësorë në qendren emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Hetues policor të aksidenteve janë duke hetuar rrethanat e këtij aksidenti”, tha Osmani./Arbresh.info
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK
Hajnat vjedhin stoli ari në një banesë në Prishtinë