Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një kamioni në Komoran.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi I cili bëri të ditur se perosni ëhstë dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 21:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran). Njësitet policore nga vendi i ngjarjes njoftojnë se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.”, tha Krasniqi.
Policia është duke kryer procedurat e nevojshme në vend-ngjarje, bëri të ditur Krasniqi./Arbresh.info
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...