Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave që ka ndodhur sot në rrugën “Dëshmorët e kombit ” në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja për media në Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Dëshmorët e kombit ” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti./Arbresh.info
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së