Në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, saktësisht në fshatin Prelez, gjatë ditës së shtunë ka ndodhur një aksident mes tri automjeteve.
Lajmin për Arbresh.info e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se nuk ka të lënduar nga ky aksident, përpos dëmeve materiale.
“Me datën 15.02.2025 rreth orës 10:30 në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë në fshatin Prelez Muhaxherëve ka ndodhur një aksident trafiku rrugor, ku janë përfshirë tri vetura të udhëtarëve, ku janë shkaktuar dëme materiale. Nuk raportohet për të lënduar”, tha Veseli./Arbresh.info
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...