Një aksident i rëndë trafiku mes tri veturave ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën që lidh Prishtinën me Fushë Kosovën.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Arbresh.info tha se pesë persona kanë pësuar lëndime nga ky aksident i rëndë.
“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona”, tha Ahmeti.
Sipas saj, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...